Monday, April 29, 2013

Vellai i madh po ju vezhgon.

Vellai i madh po ju vezhgon.


 Nuk e di sa here e degjoj kete fjali neper reklamat qe transmetohen ne Top Channel. E thote dhe Arbana gjate spektaklit qe transmetohet te shtunen ne darke. Aq here degjohet kjo fjali gjate 3 muajve qe vazhdon ky show sa shpesh here me duket  sikur me vezhgon dhe mua. Mendimi im i pare qe me lind ne koke sa here pultin e televizorit e coj tek kanalet e Big Brother eshte: seriozisht e kane keta? 

Te them te drejten, ajo cka mendoj une per BB eshte se shpesh me duket si nje tenxhere ose kusi e madhe qe i merr ca njerez dhe llokociten me njeri tjetrin aty dhe fillojne te flasin per parime, moral, vlera, intelekt dhe nje sere fjalesh qe jo vetem te pershtatshme nuk jane por ndonjehere me vjen neveri kur i degjoj tek flasin. Justifikohen me faktin se aty brenda presioni i te ndenjurit me njerez te cilet nuk i njeh dhe presioni i te qendruarit mbyllur per nje kohe te gjate te ben te dalesh jashte vetes tende. Po mire, une pyes tani: a nuk arrijne ti kontrollojne fjalet qe nxjerrin nga goja? 
Jam e shokuar nga ato cfare kam degjuar. Nuk dua te justifikoj djemte duke thene qe djemte e kane fjalorin me te ashper dhe keshtu jane gjithmone, ama deri diku nuk u ve faj. Por femrat, aman ca e kane ate fjalor? 
Ca nuk me kane degjuar veshet! Nuk eshte se habitem se keshtu situatash ka pasur gjithmone kur aty mblidhen lloj lloj njerezish, ama nuk e di pse por kete vit jam skandalizuar duke e pare me pak se cdo edicion tjeter. 
Te flasesh per nje mesazh qe ata duan te japin tek publiku, nuk dua te tregohem dashakeqese ama BB eshte vendi i fundit ku une do te doja te merrja nje mesazh qe ata mund te percillnin. Vetem histeri, njerez qe ne debat e siper shahen, jane gati te kapen prej flokesh vetem e vetem te degjohet se kush bertet me shume.

Pervec te degjuares, por dhe ato c'kam pare kete vit me ka lemerisur do thoja hapur fare! 
Tradhetia ka marre nje kuptim/perkufizim te ri. S'ka perse moj zemer qe ti fle me nje mashkull tjeter, une prape ty te dua dhe do te te pres jashte kur te dalesh. Vec 7 ose 8 here nuk quhet tradheti! 
Dhe kete reagim nuk e kam vetem une, e kam pare dhe nga shume njerez te tjere qe i shoh te komentojne neper faqe te ndryshme qe jane ne Facebook.

Pafytyresia dhe hipokrizia  aty arrin kulmin! Nuk e di ne ata/ato mendojne qe ne, publiku jemi te trashe dhe ata jane te zgjuar. Te gjithe kemi sy qe te shikojme dhe veshe qe te degjojme, qe e bardha eshte e bardhe dhe jo e zeze sic thone ata. 

Nese me perpara kam dashur te shpenzoj  minuta duke i pare ata gjate kanaleve qe te mundesojne ti shikosh live sepse mendoja se benin show dhe mund te ishin deri diku interesante( shume pak individe mund te jene te tille), tani pas atyre qe kam degjuar dhe pare me vjen ta thyej karten e digitalbit kur mendoj qe shpenzova aq leke per te pare ata qe jo qe nuk bejne teater dhe show, por qe jane aq te pafytyre dhe hipokrite e shpesh tregojne ne menyre te pafundme injorancen dhe mungesen e edukates dhe mendojne se mund te percojne nje mesazh per publikun. 

Dhe pasi behen objekt bisede per 3 muaj sepse ata mund te komentohen nga nje mase e gjere njerezish, kur dalin jashte fillojne dhe bejne te indinjuarit. Seriozisht e keni ju? Po ju dhate material per publikun per 3 muaj rresht, 24 ore ne 7 dite te javes as mos pretendoni te rrini ne hije tani dhe te kaloni lehtesisht ne syte e publikut sepse tek e fundit ju vete zgjodhet te ishit ne vemendje te publikut duke marre parasysh gjithe te mirat dhe te keqijat. Keshtu qe para se te futeni aty mendoni mire se si do reagoni pasi te mbaroje, dhe lereni indinjaten dhe privatesine per njerez te tjere.


Nuk e di ne do te kem me deshire per ta pare heren qe vjen por di te them kaq qe permasat e ketij show ndonjehere marrin jo vetem permasa te medha por dhe shume negative. Eshte e natyrshme qe nje show si ky te sjelle reagime te tilla, keshtu qe ndonjerit mos ti ngeli hatri dhe te ndjehet keq sepse tek e fundit u futen me deshiren e tyre dhe jane aq te rritur sa per te marre parasysh pasojat dhe komentet qe vijne me pas. 

Tek e fundit qellimi justifikon mjetin, apo jo? Po ia vlejne 100 milione kur mendon ate "demin moral" qe i beni vetes dhe familjes? Nuk besoj.






No comments:

Post a Comment