Tuesday, November 27, 2012

28.11.1912- 28.11.2012

100 vjet shtet!

Shqiperia mbushi 100 vjec! E gezofsh ditelindjen Shqiperi!

 Neser, do te festohet festa e pavarsise ne cdo vend ku flitet gjuha shqipe. Do te festojne shqiptaret kudo qe ndodhen. Do te festojne te gjthe ata qe kane pakenaqesi per vendin si dhe ata qe kane gjetur rehatin ketu. Do te festohet per token tone, per vendin ku kemi lindur e nga vijme dhe jo per ata njerez qe na perfaqesojne sot e jane imazhi yne ne rang nderkombetar.

 100 vjet shtet i pavarur! 100 vjet per te arritur ketu ku jemi sot.

 Kemi ende shume rruge per te bere qe te arrijme aty ku duhet, aty ku eshte me e mira per kete vend. Por, e mira nuk ka fund! Ata njerez qe dhane jeten per kete vend e deshironin Shqiperine te lire dhe te pavarur. E donin Shqiperine te shendetshme, te bukur dhe plot jete. Nuk e donin te djegur, te zhgenjyer, te lenduar, poshteruar e shpeshhere te turperuar, te pakenaqur e te rrezuar perdhe sic eshte sot. Nuk jane vetem negative ndjenjat per ata cka eshte Shqiperia sot. Ka shume ndjenja pozitive dhe te bukura per kete vend, ama ato c'me shikojne syte e me degjojne veshet e di dhe e ndjej qe nje perqindje e larte e popullsise ka ndjere te pakten njehere ato ndjesi negative qe pershkrova me siper.

Sa kurioze jam se si do te ishte reagimi i atyre qe shpallen pavarsine po ta shihnin Shqiperine se si eshte katandisur. Besoj se do te zhgenjeheshin shume. Do u dhimbte shpirti po te shikonin se si e kane katandisur vendin tone qeveria e politikanet tane. Ah, moj Shqiperi sa ke vuajtur e do vuash!


Por, te pakten sot qe po e shkruaj kete post nuk dua te mendoj per cfare eshte bere me pare dhe si do jete e ardhmja se nuk i dihet se si do shkojne gjerat. Nuk dua te mendoj kaq gjate ne keto momente sepse gje ne dore nuk kam une e as ata qe me rrethojne. Ne jemi populli i thjeshte qe e gezon dhe e do kete vend. E dua kete vend per arsyen e thjeshte dhe te vetme. Ky vend me ka dhene ate cka kam sot, familjen time. Per kete vend kane luftuar te afermit e mi, familjaret e mi. Pervec clirimit te Shqiperise ne kohen e lufterave edhe pas komunizmit kane luftuar cdo dite qe ky vend te kete sa me pak te demtuar dhe te prekur. Kane luftuar qe te kete sa me pak te vrare, te akuzuar gabimisht, sa me pak te abuzuar, te shitur e te trajtuar si kafshe. Luftuan nga pak me aq sa munden cdo dite qe te mos shkaterrohej cdo dite e me shume.


E dua kete vend per cdo gje qe me ka dhene. Te dua o Shqiperi sido qe te jesh.
E te uroj nga thellesia e zemres ta gezosh pavarsine per shume vite te tjera. Ta gezosh se e meriton me shume se cdo gje tjeter!




100 vjet te pavarur!





http://youtu.be/ycKKp3y9Ejg


http://youtu.be/SqT12_Vet8w


http://youtu.be/MXa02anCKvM

http://youtu.be/6EdGt1WlUd0


http://youtu.be/Knik715yYB0




                                                 
                 

 















Estela Arapi ne UNYT (shoqja ime)
















Friday, November 23, 2012

Thumb :D

Thuuummb per te tere!

Kohet e fundit ne internet ka filluar te qarkulloje nje emision te cilin mund ta shikosh ne Youtube, ne kanalin Nitro. Emisioni ka lindur si ide e dy vajzave simpatike Aulona dhe Fatma te cilat me duhet ta them qe i kaluan pritshmerite e mia kur lexova per here te pare qe do te drejtonin nje emision.

Ne fakt eshte dhe nje emision tjeter Sara's show qe eshte transmetohet paralelisht me Thumb, por ky i fundit me pelqen me shume. 

Ajo cka me pelqen nga keto emisione, eshte se sa te ciltra jane vajzat dhe tematikat qe trajtohen jane shume interesante.
Gjerat thuhen hapur dhe pa lajle lule! Thuhen ashtu sic jane, tek e fundit jane opinionet e tyre dhe i shprehin si te duan ato!
Nga nje ane mendoj qe me mire qe transmetohen ne youtube pasi aty nuk do jene te detyruara te thone per shkak te kanalit ku do te transmetoheshin ( se edhe pse do perpiqeshin te ishin shume te hapura, prape do te rezervoheshin disi)..ooo po prit se jem tek x kanal, tek y kanal dhe i mbetet qejfi e do kemi probleme po u shprehem ne nje menyre apo ne tjeter per nje personazh te caktuar, emision, festival, moderator e shume te tjere (sic ndodh shpesh ne situata te tilla ku njerezit nuk mund te shprehin opinionin e tyre hapur per shkak te klimes qe krijohet sa transmetohet ajo cka kane regjistruar neper studio)

Vajzat jane shume te lezetshme dhe kane ca batuta te papara :D  


Nder shume gjera te tjera qe mund te them per kte sipermarrje shume interesante, pyetja ime eshte kjo: po per rrobat si do ia bejne? se u bie te kene nje garderobe te madhe dhe keto do dalin perdite online ...
Po do e gjejne nje menyre :D se s'kane nga t'ia mbajne.








Sunday, November 11, 2012

Trend?!

Te jete trend valle? 

Po, sigurisht qe eshte trend! Perse kot do e nxjerrin tere ate kembe (shale e thene me shqip)? Po qe te veshesh nje fustan te tille duhet te kesh kembe kilometrike dhe shume te bukura. Te duhet te mbash nje qendrim qe ta besh ate fustan qe ke veshur te te kete hije! Se nese nuk e ben ate fustan te te duket bukur ne trup, atehere duket si nje mundesi me shume per te nxjerre shalen tende! Lojen e filluan Megan me shoqe, por ajo qe beri buje shume ishte Angelina Jolie ne ndarjen e cmimeve Oscar 2012. Menyra se si ajo qendronte me ate kembe ne ate menyre :P beri qe kemba te behej shume e famshme. U be aq e famshme sa i hapen dhe nje twitter account dhe e vendosnin ate  ne cdo foto qe qarkullonte ne internet. 

Tani kane filluar dhe shqiptaret te veshin keshtu fustanesh. Pse jo? Le ta nxjerrin dhe keto se mos kane ndonje gje me pak se ato te tjerat! 


Sa bukur duken keto tonat?  Per mua jo dhe aq! Sec ka dicka qe nuk shkon dhe s'me ngjisin shume. Arsyeja eshte shume e thjeshte. Ka te beje me menyren se si e mban te veshur ate fustan.























p.s Te gjitha fotot jane te marra nga interneti ;) ne rast se ndonjerit/ndonjeres nuk i pelqen!


Thursday, November 8, 2012

Florence + the Machine

Sot ne televizionin Klan transmetohej Kenga Magjike, nata e pare dhe te them te verteten besoj se fituesi performoi kete nate. Uroj qe Alban Skenderaj te jete fituesi. Per mendimin tim me sa degjova sot ai kishte kengen me te bukur. Por, kam pershtypjen qe "lufta" e vertete behej ne facebook dhe jo ne sallen e Pallatit te Kongreseve. Facebook-u ziente nga statuset. Por diku ne tere ato postime qe dalin tek News Feed me zuri syri nje nga faqet e Florence and the Machine te ciles i kam dhene like. Aty shkruhej se grupi performonte sot live ne Londer dhe ishte publikuar linku ku mund ta shihje online. E ndoqa per gati 2 ore afersisht dhe them se ishte nje koncert i jashtezakonshem!

Florence and the Machine jane nje grup qe i pelqej shume! Zeri i Florence Welch (vokalistes) eshte super! 




"Florence and the Machine  are an English indie rock band, consisting of lead singer Florence Welch,Isabella Summers, and a collaboration of other artists who provide backing music. 
Florence and the Machine's style has been described as dark, robust and romantic. Their music is a mix of classic soul and midnight-on-the-moors English art rock".

Grupi ka nxjerre ne treg deri tani 2 albume: Lungs dhe Ceremonials. Kenget e grupit shpesh here kane qene dhe pjese e filmave, serialeve si Gossip Girl & the Vampire Dairies.

Lungs dhe Ceremonial permbajne kenge shume te bukura! Por, une do te vecoj disa prej tyre si te preferuarat e mia. Ato jane: Cosmic love, Never let me go, Shake it out, You've got the love, Blinding, What the water gave me, No light No light dhe Breath of life.

Me poshte do te postoj disa foto te cilat jane marre nga koncerti live qe pashe para disa oresh. 













 Degjoni Florence and the Machine ne vend te kritikoni Kengen Magjike :D




Florence + The Machine - Cosmic Love. Live @ Nobel Peace Prize Concert 2010. Oslo - Norway.





Naten e mire,

Eni 

Wednesday, November 7, 2012

Posti i pare :)

Posti i pare! Posti i pare! Posti i pare!

 Nuk e di pse nguroja here pas here te behesha pjese me postime. Kam shtypur butonin sign in para 2 vjetesh  dhe me pas u harrova pas gjerave te tjera dhe koha fluturoi, po u riktheva sot me vendimin per te shkruar. Shpresoj te shkoj sa me mire dhe uroj qe ky blog te marri ate forme qe une mendoj dhe kam imagjinuar.

Besoj se do te ishte e drejte qe te shkruaja dicka per veten time. Do te bej nje prezantim te shkurter fare sepse nuk jam shume e zonja per te shkruar gjate per veten time (sic bejne shume njerez).

Jam Eni dhe para disa ditesh mbusha 21 vjec. Studioj per finance ne University of New York Tirana. Dega per te cilen studioj eshte shume ndryshe nga ajo cka kisha planifikuar per te ardhmen time, por qe ndonjehere nuk eshte e thene qe planet te shkojne ashtu sic ti do te deshiroje. Ama dhe kjo dege ka lezetin e saj dhe kam filluar te marr me te miren dhe ta shoh me me shume kenaqesi.





Nuk po me vjen ndermend (per momentin) ndonje dicka tjeter e cila duhet shkruajtur, por di te them qe jam shume entuziaste per kete blog!


Naten e mire te gjitheve.

Eni Z.

xxx