Friday, November 23, 2012

Thumb :D

Thuuummb per te tere!

Kohet e fundit ne internet ka filluar te qarkulloje nje emision te cilin mund ta shikosh ne Youtube, ne kanalin Nitro. Emisioni ka lindur si ide e dy vajzave simpatike Aulona dhe Fatma te cilat me duhet ta them qe i kaluan pritshmerite e mia kur lexova per here te pare qe do te drejtonin nje emision.

Ne fakt eshte dhe nje emision tjeter Sara's show qe eshte transmetohet paralelisht me Thumb, por ky i fundit me pelqen me shume. 

Ajo cka me pelqen nga keto emisione, eshte se sa te ciltra jane vajzat dhe tematikat qe trajtohen jane shume interesante.
Gjerat thuhen hapur dhe pa lajle lule! Thuhen ashtu sic jane, tek e fundit jane opinionet e tyre dhe i shprehin si te duan ato!
Nga nje ane mendoj qe me mire qe transmetohen ne youtube pasi aty nuk do jene te detyruara te thone per shkak te kanalit ku do te transmetoheshin ( se edhe pse do perpiqeshin te ishin shume te hapura, prape do te rezervoheshin disi)..ooo po prit se jem tek x kanal, tek y kanal dhe i mbetet qejfi e do kemi probleme po u shprehem ne nje menyre apo ne tjeter per nje personazh te caktuar, emision, festival, moderator e shume te tjere (sic ndodh shpesh ne situata te tilla ku njerezit nuk mund te shprehin opinionin e tyre hapur per shkak te klimes qe krijohet sa transmetohet ajo cka kane regjistruar neper studio)

Vajzat jane shume te lezetshme dhe kane ca batuta te papara :D  


Nder shume gjera te tjera qe mund te them per kte sipermarrje shume interesante, pyetja ime eshte kjo: po per rrobat si do ia bejne? se u bie te kene nje garderobe te madhe dhe keto do dalin perdite online ...
Po do e gjejne nje menyre :D se s'kane nga t'ia mbajne.








5 comments:

  1. E dashur Eni, te falenderoj shume per vleresimin. Do te thote shume per mua, qe t'i i ke dedikuar nje post te tere emisionit. Urime dhe per blog-un, e sigurte qe do te jem nje ndjekese e tij e rregullt. Vetem mos u bej pertace dhe mos e lere pas dore, sa me shume te shkruash aq me mire eshte :)

    ReplyDelete