Tuesday, November 27, 2012

28.11.1912- 28.11.2012

100 vjet shtet!

Shqiperia mbushi 100 vjec! E gezofsh ditelindjen Shqiperi!

 Neser, do te festohet festa e pavarsise ne cdo vend ku flitet gjuha shqipe. Do te festojne shqiptaret kudo qe ndodhen. Do te festojne te gjthe ata qe kane pakenaqesi per vendin si dhe ata qe kane gjetur rehatin ketu. Do te festohet per token tone, per vendin ku kemi lindur e nga vijme dhe jo per ata njerez qe na perfaqesojne sot e jane imazhi yne ne rang nderkombetar.

 100 vjet shtet i pavarur! 100 vjet per te arritur ketu ku jemi sot.

 Kemi ende shume rruge per te bere qe te arrijme aty ku duhet, aty ku eshte me e mira per kete vend. Por, e mira nuk ka fund! Ata njerez qe dhane jeten per kete vend e deshironin Shqiperine te lire dhe te pavarur. E donin Shqiperine te shendetshme, te bukur dhe plot jete. Nuk e donin te djegur, te zhgenjyer, te lenduar, poshteruar e shpeshhere te turperuar, te pakenaqur e te rrezuar perdhe sic eshte sot. Nuk jane vetem negative ndjenjat per ata cka eshte Shqiperia sot. Ka shume ndjenja pozitive dhe te bukura per kete vend, ama ato c'me shikojne syte e me degjojne veshet e di dhe e ndjej qe nje perqindje e larte e popullsise ka ndjere te pakten njehere ato ndjesi negative qe pershkrova me siper.

Sa kurioze jam se si do te ishte reagimi i atyre qe shpallen pavarsine po ta shihnin Shqiperine se si eshte katandisur. Besoj se do te zhgenjeheshin shume. Do u dhimbte shpirti po te shikonin se si e kane katandisur vendin tone qeveria e politikanet tane. Ah, moj Shqiperi sa ke vuajtur e do vuash!


Por, te pakten sot qe po e shkruaj kete post nuk dua te mendoj per cfare eshte bere me pare dhe si do jete e ardhmja se nuk i dihet se si do shkojne gjerat. Nuk dua te mendoj kaq gjate ne keto momente sepse gje ne dore nuk kam une e as ata qe me rrethojne. Ne jemi populli i thjeshte qe e gezon dhe e do kete vend. E dua kete vend per arsyen e thjeshte dhe te vetme. Ky vend me ka dhene ate cka kam sot, familjen time. Per kete vend kane luftuar te afermit e mi, familjaret e mi. Pervec clirimit te Shqiperise ne kohen e lufterave edhe pas komunizmit kane luftuar cdo dite qe ky vend te kete sa me pak te demtuar dhe te prekur. Kane luftuar qe te kete sa me pak te vrare, te akuzuar gabimisht, sa me pak te abuzuar, te shitur e te trajtuar si kafshe. Luftuan nga pak me aq sa munden cdo dite qe te mos shkaterrohej cdo dite e me shume.


E dua kete vend per cdo gje qe me ka dhene. Te dua o Shqiperi sido qe te jesh.
E te uroj nga thellesia e zemres ta gezosh pavarsine per shume vite te tjera. Ta gezosh se e meriton me shume se cdo gje tjeter!




100 vjet te pavarur!





http://youtu.be/ycKKp3y9Ejg


http://youtu.be/SqT12_Vet8w


http://youtu.be/MXa02anCKvM

http://youtu.be/6EdGt1WlUd0


http://youtu.be/Knik715yYB0




                                                 
                 

 















Estela Arapi ne UNYT (shoqja ime)
















2 comments:

  1. Pergezime Enushe !!! Ta gezoje 100 vjetorin Shqiperia !!! Fotot shume te bukura :)

    ReplyDelete